​Boca Juniors mbetet pa trajner

Futboll

​Boca Juniors mbetet pa trajner

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 09:28
​Boca Juniors mbetet pa trajner

Jorge Almiron ka lënë detyrën e tij si trajner i Boca Juniors, njoftoi skuadra argjentinase mbrëmjen e së dielës, një ditë pasi klubi humbi finalen e Copa Libertadores nga Fluminense e Brazilit.

Fluminense mundi Bocan me rezultat 2-1 në kohën shtesë për të fituar për herë të parë garën vjetore të klubeve kontinentale, falë golit të John Kennedy në minutën e 99-të në Rio de Janeiro.

Almiron u emërua si trajner nga Boca në prill, pas largimit të bashkatdhetarit argjentinas Hugo Ibarra.

Boca renditet e shtata në Primera Division pas 27 ndeshjesh, 17 pikë prapa liderëve dhe rivalëve të vjetër River Plate.

“Boca Juniors informon anëtarët dhe mbështetësit se të dielën e 5 nëntorit, pas orës 21:00, Jorge Almiron njoftoi se ai dhe stafi i tij i trajnerëve, me një kontratë që ishte në fuqi deri në fund të sezonit, kishin marrë vendimin personal për të mos vazhduar si trajnerë”, thuhet në një deklaratë të klubit.

Klubi argjentinas ka falënderuar Almironin për punën e bërë deri më tani duke i uruar suksese të reja na vazhdim të karrierës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat