Liga e Kampionëve rikthehet me super tetë ndeshje

Futboll

Liga e Kampionëve rikthehet me super tetë ndeshje

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Gara më prestigjoze evropiane në nivel klubesh, Liga e Kampionëve rikthehet sot dhe nesër me ndeshjet jashtëzakonisht interesante.

Do të zhvillohen gjatë këtyre ditëve sfidat e rrethit të katërt të fazës së krupeve të këtij kompeticioni ku do të kemi përballje shumë interesante.

Sot në radhë janë ndeshjet e grupeve E, F,G dhe H ku spikat ballafaqimi ndërmjet Milanit dhe PSG-së në kuadër të grupit F. Italianët edhe më tutje mbeten pa fitore, me dy barazime dhe një humbje, kurse PSG është liderë me gjashtë pikë.

Në po të njëjtin grup do të ballafaqohen edhe Borussia Dortmundi dhe Newcastle United.

Sfidat tjera janë këto:

Shakhtar-Barcelona

Atletico Madrid-Celtic

Crvna Zvezda-Leipzig

Porti-Antëerp

Lazio-Feynoord

Manchester City-Youbg Boys

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat