Xavi: Duhet shumë punë që të rikuperojmë Barcelonën e madhe

Futboll

Xavi: Duhet shumë punë që të rikuperojmë Barcelonën e madhe

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 11:46
Xavi

Barcelona do të luajë në Ligën e Kampionëve ndaj Shakhtar Donjetskut, në një ndeshje të vështirë jashtë fushe për katalanasit. Trajneri Xavi, duke folur për momentin që po kalon skuadra e tij.

“Ndaj Real Sosiedadit nuk bëmë një ndeshje të mirë, por në fund morëm 3 pikët ndaj një ekipi të fortë.

Për ndeshjen në Ligën e Kampionëve, do të ketë disa ndryshime në formacion, kjo është e sigurtë.

Lodhja dhe shkelmat bëjnë punën e tyre, ndaj rotacioni është i pashmangshëm.

Në Ligën e Kampionëve kemi marrë 9 pikë të plota, ndaj duhet të vijojmë me këtë ritëm dhe nuk duhet të lëmë shansin të na ikë”, tha mes tjerash Xavi.

Duke folur për lojën që ai dëshiron të shohë në fushë, trajneri spanjoll kërkon nivele të tjera.

“Duhet të arijmë një nivel të caktuar loje. Identiteti ynë duhet që ne të imponojmë lojën tonë, të dominojmë dhe rikuperojmë topa, duke ushtruar presing.

Projekti im është në gjysmën e punës, pasi duhet punë që të rikuperojmë Barcelonën e madhe, që luan e shkëlqen në Europë dhe dominon në Spanjë.

E di që ka kritika, gjithnjë do të ketë, pasi kështu ndodh kur je një ekip i madh. Tifozët presin shumë nga ne. Filmi i përkryer është ai që të luajmë mirë e të fitojmë”, tha Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat