​Ancelotti: S’ka blerje në merkaton e janarit

Futboll

​Ancelotti: S’ka blerje në merkaton e janarit

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 13:42
​Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka shuar shpresat e tifozëve të gjigantit spanjoll në lidhje me përforcimet e mundshme në afatin kalimtar të janarit.

Trajneri italian kë bërë të ditur se klubi nuk është duke planifikuar asnjë blerje të re gjatë dimrit, por diçka e tillë mund të ndodh gjatë verës së vitit të ardhshëm, përcjellë KosovaPress.

“Ne nuk kemi planifikuar ndonjë blerje të re në afatin kalimtar të janarit.

Mendoj që ky afat është i mbyllur për ne definitivisht. Militao dhe Courtois do të kthehen para përfundimit të sezonit. Asgjë nuk do të ndodh në janar. Në verë, ndoshta po, të shohim”, ka thënë Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat