Dani Alves në burg për përdhunim, zbardhet dëshmia e viktimës: Mbaj mend që më ngriti fustanin

Futboll

Dani Alves në burg për përdhunim, zbardhet dëshmia e viktimës: Mbaj mend që më ngriti fustanin

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 13:46
Dani Alves

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves është ende në burg, pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë në dhjetorin e kaluar në një klub nate në Barcelonë.

Sot ka dalë në dritë dëshmia e vajzës në polici e cila shpjegon në detaje gjithë ngjarjen.

“Ai ishte pas meje, unë kisha kushëririn tim përpara.

Më pas mbaj mend që ai u largua dhe më bëri shenjë që t’i afrohesha.

Mendova të flisja me të dhe të shihja se çfarë donte, nuk mendoja për asgjë tjetër.

Shkova atje për të folur me të, nuk e dija ku do të më çonte. 

Arritëm në një dhomëz me derë, ai e hapi dhe unë hyra.

Kur hyra brenda, pashë se ku po futesha, pashë se ishte një banjë e vogël, shumë, shumë e vogël. Mendoj se atëherë filloi tronditja ime.

Ai u ul dhe unë i thash: Duhet të iki, duhet të iki.

Mbaj mend që më ngriti fustanin dhe më bëri të ulem mbi të.

Aty filloi të më thoshte të gjitha llojet e gjërave.

Ai këmbënguli që edhe unë t’i tregoja gjëra. Më lëndoi gjurin, u përpoq të bënim seks oral. Unë u përpoqa të largohesha, derisa ai më kapi nga qafa dhe filloi të më godiste”, deklaroi vajza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat