Në hapat e karrierës së tij

Futboll

Në hapat e karrierës së tij

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 15:01
Francesco Farioli

Kampionati francez ka hyrë në gjysmën e fazës së parë, ndërsa tashmë është krijuar edhe profili i skuadrave që do të luajnë për titullin kampion, zonën europiane apo edhe për mbijetesën.

Sa i përket kreut, surpriza më e bukur është Nice, me skuadrën e Fariolit që kryeson kampionatin me 25 pikë pas 11 javësh dhe mbi të gjitha, pa asnjë humbje dhe me vetëm 4 gola të pësuar, si askush tjetër në ligat më kryesore të Europës.

34-vjeçari po bënë realitet një projekt që u ndërtua për emra si Galtier dhe Faivre, por italiani po i jep jetë tani edhe pse në moshën e tij, një pjesë e mirë luajnë ende në fushën e lojës.

Francesco nuk ka luajtur kurrë në nivele profesioniste, ndërsa ka studiuar për filozofi fillimisht, e më pas për shkenca sportive, ndërsa ka nisur punën si trajner në vitin 2009, fillimisht duke punuar me portierët e Fortis Juventus.

Në hapat e karrierës së tij,

Farioli ka punuar edhe me grupmoshat e Katarit, ndërsa kthesa e karrierës së tij ishte sezoni 2017-2018, kohë kur De Zerbi e ftoi të punonin së bashku te Benevento. Farioli bashkëpunoi me De Zerbi-n edhe te Sassuolo deri në verën e vitit 2020, ndërsa u emërua trajner i parë te Alanyaspor në Superligën turke në edicionin 2020-2021 duke u bërë trajneri më i ri në moshë në ligat më të mira të Europës.

Në moshën 31-vjeçare mori drejtimin e skaudrës së Karagrumruk, ndërsa në fundin e vitit 2021 u rikthye përsëri te Alanyaspor.

Në momentin kur ndoshta gjërat po zbeheshin, Farioli mori ofertën e Nice, me italianin që nuk e refuzoi dhe nisi menjëherë punën me francezët, ndërsa tani, pas 11 takimeve, ai numëron 7 fitore dhe 4 barazime duke “kërcënuar” edhe një rival si PSG.

Nice ka ndërtuar një organikë me ndërthurjen e elementëve të rinj dhe lojtarëve me eksperiencë, duke treguar deri më tani një karakter të fortë dhe një dëshirë të madhe për të bërë mirë.

Kampionati është ende i gjatë, por filozofi Farioli deri më tani po spikat, duke mahnitur jo vetëm Francën, por edhe Europën me futbollin dhe idetë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat