Shqetësimi në gju

Futboll

Shqetësimi në gju

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 15:16
Balliu

Befasi në ndeshjen e fundit në Madrid gjatë përballjes mes Realit dhe Vajekanos ka qenë mungesa e mbrojtësit kuqezi, Ivan Balliu, i cili është një titullar i padiskutueshëm në ekip dhe një ndër lojtarët që ka marrë më shumë minuta.

Ai është lënë jashtë skuadre nga trajneri Fransisko Rodrigez, teksa lënia jashtë e tij nuk ka pasur të bëjë me zgjedhje teknike të trajnerit, por me një problem të mbrojtësit të Kombëtares sonë.

Sipas mediave pranë Vajekanos, vetë klubi ka bërë me dije se Balliu është lënë jashtë skuadre për shkak të një shqetësimi që mbrojtësi ka pasur në gju. Sipas klubit, prej ditësh Balliu ka pasur shqetësime në gju dhe trajneri ka vendosur të mos rrezikojë me të duke e lënë pushim.

Në ditët në vijim pasi të bëhet vlerësimet e duhura do të shihet edhe situata e mbrojtësi, se çfarë dëmtimi ka, edhe pse nga klubi i Vajekanos nuk ka ndonjë lajmërim për dëmtim serioz. Ndeshjet e Kombëtares po afrojnë dhe Balliu është në planet e Silvinjos në këto eliminatore.

Një mungesë e mundshme e tij, do të sillte një problem në krahun e djathtë të mbrojtjes, pasi Hysaj mbetet i vetëm dhe i grumbulluari i fundit në këtë rol, Andi Hadroj është po ashtu i dëmtuar. Por, në ditët në vijim do të mësohet më shumë rreth shqetësimit që ka anësori i djathtë i mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat