Inzaghi: Një fitore nesër do të na jepte kualifikimin, Salzburg një ekip shumë i mirë

Futboll

Inzaghi: Një fitore nesër do të na jepte kualifikimin, Salzburg një ekip shumë i mirë

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 21:04
Inzaghi

Inter do të ndeshet mbrëmjen e së mërkurës kundër Salzburg në transfertë.

Sfida është tepër e rëndësishme, sidomos për zikaltërit, pasi me një fitore ata do të kualifikoheshin për fazën tjetër jashtë grupeve.

Në lidhje me këtë ndeshje, ka qenë Simone Inzaghi, trajneri i Interit i cili ka prezantuar ndeshjen në një konferenc për shtyp.

Nesër me fitore Interi do të kualifikohej, ka ndodhur vetëm një herë që nga viti 2004. Sa e rëndësishme do të ishte?

“Ne e dimë rëndësinë e ndeshjes së nesërme në mbrëmje, e dimë gjithashtu se kemi një kudnërshtar që tashmë e ka treguar vlerën e tij në “San Siro”. Është një ekip fizik, që vrapon shumë, me lojtarë të shkëlqyer. Ne kemi përballë një ekip shumë të respektuar, që ka bërë gjithmonë mirë në Europë.”

A do të keni nevojë për më shumë driblime, më shumë agresivitet, më shumë menaxhim?

“Do të nevbojitet gjithçka, ne e kemi parë nga afër se çfarë është Salzburg, një ekip fizik dhe teknik.

Do të na duhet një Inter shumë i mirë, e dimë rëndësinë e ndeshjes dhe do të përpiqemi të bëjmë një sfidë të rëndësishme”, është shprehur ndër të tjera Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat