Voska Sport për fitore në Shtip

Futboll

Voska Sport për fitore në Shtip

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 21:35
Aleksia Marushiq

Sulmuesi i Voska Sport nga Ohri, Aleksia Marushiq ka folur për faqen e klubit në prag të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Maqedonisë kundër Bregallnicës në Shtip.

“Ndeshje shumë e rëndësishme për skuadrën tonë, përmes së cilës mund të shkruajmë historinë.

Luhet vetëm një ndeshje, ndaj dhe duhet të jemi shumë të përqëndruar dhe të sigurtë tek vetëvetja.

Bregallnica pavarësisht pozitës që ka, janë një skuadër që në terren vendas luajnë mirë, ndaj dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm.

Mendoj se nuanca do të vendosin këtë ndeshje, të cilën mund ta vendosin edhe penalltitë, e që realisht janë fat”, deklaroi Marushiq.

E fituat i vetëm thuajse në kampionat këtë skuadër, a premton Aleksa gol edhe nesër kundër Bregallnicës.

“Realisht do isha shumë i lumtur që ta kalonim këtë pengesë edhe nëse nuk do të shënoja.

Kjo është dëshira ime, megjithatë nuk them që nuk do shënoja po të më jepej rasti.

Shënimi i golave është puna ime, këtu te F.C Voska Sport kam ardhur për gola, ashtu që besoj të shënojë sa më shumë, mirëpo gjithnjë duke e ndihmuar edhe skuadrën me golat e mi”, theksoi sulmuesi i Voska Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat