Mbrojtësi portugez thyen rekordin

Futboll

Mbrojtësi portugez thyen rekordin

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 23:28
Pepe

Pakkush do ta kishte menduar që mbrojtësi portugez Pepe do të vendoste një rekord si golashënues në Ligën e Kampioneve.

Por ky turne dhuron gjithmonë të papritura ndaj që sot, ai ka statusin e një legjende të mirëfilltë për këtë arsye.

Në moshën 40 vjeç e 254 ditë, Pepe gjeti sot rrugën e rrjetës në ndeshjen mes Portos së tij dhe Antverpës. Kjo e bëri atë lojtarin më të vjetër në historinë e Ligës së Kampioneve që shënon një gol.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Françesko Toti, pasi ish-kapiteni i Romës kishte tundur rrjetën përballë CSKA të Moskës në vitin 2014 kur ishte 38 vjeç e 59 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat