Shaqiri stërvitet me skuadrën e re

Futboll

Shaqiri stërvitet me skuadrën e re

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 10:23
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri si duket është bërë me skuadër të re, por kjo është vetëm përkohësisht.

Shaqiri po stërvit me skuadrën zvicerane, Lugano për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet e Zvicrës në kuadër të Euro 2024 kundër Izraelit, Kosovës dhe Rumanisë.

Pasi që Chicago Fire mbeti pa u kualifikuar në “play-off” të Ligës Amerikane (MLS), sezoni i ri në kampionat fillon në muajin mars të vitit 2024, dhe tani Shaqiri ka udhëtuar drejt Zvicrës për të qenë sa më i përgatitur për ndeshjet e Zvicrës.

Te skuadra e Luganos gjenden disa futbollistë shqiptarë si Amir Saipi, Albian Hajdari, Kreshnik Hajrizi dhe Shkëlqim Vladi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat