Uzuni: Puna ime sapo ka nisur!

Futboll

Uzuni: Puna ime sapo ka nisur!

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 11:18
Uzuni e Tebas

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Myrto Uzuni, është shpallur “Lojtari më i mirë” në La Liga 2 për sezonin 2022-2023.

Uzuni ishte me skuadrën e Granadës dhe e ndihmoi atë që të ngjitet në elitën e futbollit spanjoll.

Sulmuesi nga Berati u shpall edhe golashënuesi më i mirë i La Liga 2, ndërsa shënoi 23 gola në sezonin 2022-2023.

Në një postim në rrjetet sociale ku shfaqet me trofeun e marrë krah kreut të La Ligas, Javier Tebas, Myrto Uzuni shprehet shumë i lumtur dhe mirënjohës, ndërsa thekson se rrugëtimi i tij sapo ka nisur.

“Shumë i emocionuar për të ndarë këtë arritje me të gjithë ju!

Të emërohem lojtari më i mirë në La Liga 2 në Spanjë është një nder i madh për mua.

Të jesh golashënuesi më i mirë dhe të ngjitesh në La Liga ishte një ëndërr e realizuar.

Tani është koha të punoj shumë dhe të jap maksimumin tim për ta mbajtur këtë ekip aty ku e meriton të jetë, ndër më të mirët në Spanjë.

Faleminderit tifozëve Granadës, ju jeni kyç në motivimin tim, shokët e skuadrës, trajnerët dhe familjen time për mbështetjen tuaj të palëkundur. Nuk mbaron këtu, sapo kemi filluar!”-shkruan Myrto Uzuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat