Përplasje me policinë në Napoli, 11 të arrestuar

Futboll

Përplasje me policinë në Napoli, 11 të arrestuar

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 13:19
Pamje nga trazira

Nata e mbrëmshme ka qenë shumë e tensionuar në Napoli, ndërsa është shoqëruar me përplasje të dhunshme mes tifozëve të Union Berlin dhe policisë, në në prag të ndeshjes së Champions League mes ekipit të Rudi Garcias dhe skuadrës gjermane.

Mbështetësit e Unionit, dy mijë prej të cilëve mbërritën në qytet mbrëmë, të gjithë të veshur me xhupa ngjyrë bezhë, u zhvendosën në grup në zemër të qytetit napolitan, ku zhvilluan vandalizëm dhe akte të ndryshme dhune.

Kjo situata ka bërë që të ndërhyjë policia për t’i frenuar, megjithatë tifozët e Union Berlin janë përplasur keq me forcat e rendit.

Mediet italiane raportojnë se gjermanët hodhën bomba tymuese dhe fishekzjarre në drejtim të mjeteve të blinduara të policisë, që ishin në numër të konsiderueshme, për të ndaluar çdo kontakt mes tyre dhe tifozëve të Napolit.

Nga përplasjet e ndodhura u dëmtuan makina e dyqane, ndërsa si rrjedhojë deri në këto momente raportohet për 11 tifozë gjermanë të arrestuar nga policia.

Tashmë objektivi është që incidentet të mos përsëriten, sidomos duke pasur parasysh numrin e madh të tifozëve gjermanë që priten në Napoli gjatë ditës së sotme, duke shmangur edhe çdo kontakt me tifozët e Napolit.

Madje “Gazzetta” raporton se ekziston edhe mundësia, që në rast të përkeqësimit të situatës, tifozëve gjermanë t’u ndalohet hyrja në stadiumin “Diego Armando Maradona” këtë mbrëmje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat