PSG-së i shfaqen “fantazmat” e eliminimit

Futboll

PSG-së i shfaqen “fantazmat” e eliminimit

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 16:57
Logo e PSG-së

Mediat në Francë kanë filluar të flasin për rrezikun e eliminimit që në grupet e Champions League të skuadrës së PSG. Gazeta L’Equipe raporton për “fantazmat” e eliminimit që po i afrohen kampionëve të Francës pas disfatës ndaj Milanit.

Edhe gazeta “Le Parisien” përmend disfatën me kuqezinjve si një goditje të rëndë dhe që rihap garën për PSG-në.

Ndeshja e ardhshme me Neëcastle dhe sfida e fundit me Dortmundin do të jenë shumë të rëndësishme për të vendosur nëse PSG mund të kualifikohet në raundin tjetër.

Dy ndeshje delikate sidomos ajo në Gjermani në raundin e fundit, duke qenë se PSG nuk ngjall aspak optimizëm në transfertë. Gjithsesi skuadra e Luis Enrique mund të kualifikohet që në ndeshjet e radhës nëse mund Newcastle dhe Milani humbet kundër Dortmundit.

Mbappe, pas ndeshjes, ka treguar qetësi, duke thënë se ata do të provojnë të reagojnë ndaj Newcastle-it. Fatet e PSG-së dhe shumë gjëra do të varen nga golat e yllit francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat