Mbappe reagon pas humbjes me Milan dhe mbron Donnarumman

Futboll

Mbappe reagon pas humbjes me Milan dhe mbron Donnarumman

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 17:12
Donnarumma e Mbappe

“Problemi jemi ne. Kur nuk fitojmë, problemi për atë rezultat jemi gjithnjë ne. Nuk ka pse të kërkojmë problemin diku tjetër nëse nuk fitojmë. Milan fitoi gradualisht besim në forcat e tij dhe i përgëzoj për fitoren”, u shpreh sot Kylian Mbappe, një ditë pas humbjen se PSG ndaj Milan në Champions League.

Në ndeshjen ne luajtur në “San Siro”, miqtë nga Parisi kaluan të parët në avantazh me Skriniar, por më tej erdhën dy golat kuqezi, që përmbysën shifrat. “Ne erdhëm në Milano për të fituar, pasi donim të ruanim vendin e parë në grup. Tani jemi të dytët”, tha Mbappe.

“Tani kemi një ndeshje në fushën tonë ndaj Newcastle, që duhet ta fitojmë me çdo kusht dhe më pas të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Mbappe, që foli edhe për atmosferën në “San Siro” dhe për pritjen jo të mirë që tifozët i bënë portierit Donnarumma.

“Kishte shumë zhurmë dhe Donnarummës i kishin rezervuar një pritje të vështirë.

Mendoj se ishte paksa e tepruar, por ky është futbolli i sotëm. Tifozët bëjnë atë që duan, nuk e dimë se çfarë ndjejnë brenda.

Ne e mbrojtëm Gigio sa më shumë të ishte e mundur dhe më vjen keq për të dhe atë mbrëmje”, u shpreh Mbappe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat