Tërheq vëmendje

Futboll

Tërheq vëmendje

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 19:57
Denzel Dumfries

Holandezi Denzel Dumfries po tërheq vëmendje te skuadrat e Premier League. 

Chelsea dhe Man United janë skuadrat të cilat po synojnë transferimin e futbollistit të Interit.

Sipas mediave, Mauricio Pochettino dhe Erik ten Hag në janar po mendojnë të bëjnë një lëvizje për mbrojtësin.

Njëzet e shtatë vjeçari ka një kontratë me skuadrën italiane e cila mbaron në vitin 2025. 

Derisa "Nerazzurrët" kryesojnë tabelën e Serie A, Dumfries, 27 vjeç, është paraqitur në të gjitha ndeshjet gjatë këtij edicioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat