Manchester Utd nga epërsia 0:2, tronditet me humbje 4:3 në Copenhangen

Futboll

Manchester Utd nga epërsia 0:2, tronditet me humbje 4:3 në Copenhangen

Nga: K. G. Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 23:08
Copenhangen

Manchester Utd tronditet në Copenhangen.

“Djajtë e kuq” dy herë avancuan 0:2, 2:3 por pësuan humbje me rezultat 4:3 nga Copenhangen në ndeshjen e Grupit A të Champions League.

Manchester Utd ka komplikuar gjasat për kualifikim.    

Rasmus Hojlund në minutën e 3-të e 28-të shënoi për epërsinë 0:2 të Manchester Utd.

Në minutën e 42-të, Markus Rashford i Manchester Utd u ndëshkua me karton të kuq.

Dy gola në fund të pjesës së parë, Mohamed Elyounoussi (45’) e Goncalves (45+5’ – nga penalltia) barazuan 2:2.

Në minutën e 69-të, Bruno Fernandes nga penalltia shënoi për 2:3 në favor të Manchester Utd. 

Në minutën e 83-të, Lukas Lerager ka barazuar rezultatin 3:3 dhe Roony Bardghji në atë të 87-të shënoi për fitoren e madhe (4:3) të Copenhangen-it.

Bayerni kryeson në grupin A me 12 pikë, pasojnë Copenhangen me 4, Galatasaray 4 e Manchester Utd 3.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat