Ancelotti i përgjigjet

Futboll

Ancelotti i përgjigjet

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 11:31
Ancelotti e Pique

Gerard Pique provokon Real Madrid edhe pse tashmë nuk është më një lojtar i Barcelonës. Ish-mbrojtësi u shpreh së fundmi se Champions Leaguen numër 14 që Reali e fitoi para dy sezonesh nuk do ta mbajë mend askush, pasi sipas tij madrilenët ishin inferior ndaj të gjithë kundërshtarëve dhe fituan vetëm sepse kishin fatin në krahun e tyre.

Por, një deklaratë e tillë kaq provokuese nuk kaloi pa përgjigje nga trajneri Carlo Ancelotti i cili theksoi se Pique është në botën e tij dhe nuk e kupton atë që ndodh në klubin e Real Madrid.

“Pique jeton në botën e tij, e cila në fakt nuk ka asnjë lidhje me Real Madridin.

Unë ju siguroj se asnjë tifoz nuk e harron Championsin numër 14. Është një Champions që do të mbahet mend përgjithnjë”, theksoi tekniku italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat