Kosovare Asllani refuzon foton e përbashkët, shkak futbollisti serb

Futboll

Kosovare Asllani refuzon foton e përbashkët, shkak futbollisti serb

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 11:45
Kosovare Asllani

Klubi i Milanit, ditë më parë organizoi sesionin e fotografive zyrtare të vitit.

Pjesëmarrës kanë qenë të gjithë lojtarët, si nga ekipi i meshkujve, ashtu edhe nga ekipi i femrave. Në klubin kuqezi luan edhe futbollistja me prejardhje nga Kosova, e me nënshtetësi suedeze, Kosovare Asllani.

Derisa Asllani është paraqitur në të gjitha fotografitë për klubin, ajo ka refuzuar që të marrë pjesë në fotografinë e përbashkët të klubit me të gjithë futbollistët, meshkuj e femra.

Arsyeja e këtij refuzimi ka qenë lojtari serb, Luka Joviq, me të cilin Asllani nuk ka dashur të jetë e pranishme në një foto të përbashkët.

Bëhet e ditur se as konsultimet e gjata të klubit të Milanit nuk kishin sukses që ta bindnin Asllanin që në fotografi të jenë edhe ajo edhe Joviqi. Më 30 qershor, 2022, klubi italian njoftoi se ka arritur të nënshkruajë për shërbimet e Asllanit.

Reprezentuesja suedeze, e cila ka luajtur për Paris Sent Zhermenin, Man. Sitin dhe Real Madridin, ka kontratë me AC Milan deri në vitin 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat