Fitore me aromë kualifikimi për Muçin dhe Çelhakën, Plzen thyen sërish Dinamon e Zagrebit

Futboll

Fitore me aromë kualifikimi për Muçin dhe Çelhakën, Plzen thyen sërish Dinamon e Zagrebit

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 21:06
Legia

Legia e Varshavës fitoi 2-0 përballë boshnjakëve të Zrinjskit, duke u ngjitur në krye të grupit E në Conference League.

Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka luajtën si titullarë për skuadrën polake, duke zhvilluar performance pozitive.

Ajaxi i Diant Ramajt u mposht 0-2 në Amsterdam nga Brightoni i Roberto De Zerbit.

Portieri shqiptar u mposht dy herë nga Ansu Fati dhe Simon Adingra në përballjen e Europa League.

Plzen fitoi sërish ndaj Dinamos së Zagrebit, 1-0, në takimin e grupit C të Conference League. Rezultat që ka zhvendosur përkohësisht Ballkanin në vendin e tretë, ndërkohë që vulosi kualifikimin e skuadrës çeke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat