Fenerbahce del kokulur nga Razgrad 

Futboll

Fenerbahce del kokulur nga Razgrad 

Nga: K.G. Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 22:56
Pamje nga ndeshja

Fenerbhace ka pësuar humbjen e parë në grupin H të Europa League.

Ludogorets ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj gjigantit turk, Fenerbahce, në takimin që u luajt në Razgrad.

Futbollisti Piotrowski në minutën e 18-të e Rwan Seco (90+2’) vulosën fitoren e skuadrës bullgare.

Pas xhiros së katërt në Grupin H, Fenerbahce kryeson me 9 pikë, duke lënë pas Nordsjaelland me7, Ludogorets 6 e Trnava 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat