Allegri zbulon kush do ta mbajë shiritin ndaj Cagliarit

Futboll

Allegri zbulon kush do ta mbajë shiritin ndaj Cagliarit

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 18:25
Allegri

Këtë të shtunë në orën 18:00 Juventus do të përballet me Cagliarin, në kuadër të javës së 12-të të Serie A, sfida e fundit para pushimit të ndeshjeve të kombëtareve.

Në mungesë të Danilos, Alex Sandro dhe Rabiot, trajneri i “bardhezinjve”, Massimiliano Allegri është pyetur se cilit do ia besojë shiritin e kapitenit në këtë takim dhe ai tha se më i prerë për të qenë lider është ish-mesfushori i Milan, Manuel Locatelli.

“Sa u përket lojtarëve të rinj, ne do ta shohim me kalimin e kohës…

Trajneri nuk e vendos liderin, por lideri e tregon vetë veten. Kapiten nesër do të jetë Locatelli, ne do t’i japim një bonus të mirë, pra besimin për të qenë kapiten”-theksoi Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat