Fushë Kosova sfidon Dritën, Vavalis kërkon fitore 

Futboll

Fushë Kosova sfidon Dritën, Vavalis kërkon fitore 

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 18:34
Vavalis

Drita kërkon pikët e plota, që t’i kthehet serisë së fitoreve.

Drita të shtunën (13.00) do të jetë nikoqir i FC Fushë Kosovës në ndeshjen e javës së 14-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Në konferencë para gazetarëve u paraqiten kryetrajneri, Akis Vavalis dhe futbollisti, Benjamin Agyare.

Vavalis tha se është ndeshje e rëndësishme për t'u kthyer te rezultatet pozitive.

"Nesër kemi një ndeshje me Fushë Kosovën, për ne është shumë e rëndësishme të fitojmë dhe të kthehemi te rezultatet pozitive.

Kemi disa futbollistë që nuk janë të gatshëm, por kam shumë besim te ata që do t'i zëvendësojnë ata.

Mendoj se është shumë e rëndësishme tri pikë nesër sidomos në aspektin psikologjik dhe shpresoj që djemtë do të japin maksimumin për të marr më të mirën", theksoi në fillim të konferencës Vavalis.

Akis Vavalis u pyet për pjesën e mbetur të sezonit, për çka tha se Drita në shumë ndeshje ka merituar më shumë.

"Ndoshta ndonjëherë mungon diçka dhe në ndeshjen e kaluar dhe në shumë takime djemtë merituan më shumë.

Kur futbollistët fitojnë ata janë meritor, kurse përgjegjësinë e marr unë. Jemi në fund të këtij sezoni dhe duhet të vazhdojmë të jemi të koncentruar që të marrim sa më shumë pikë.

Do të provojmë ta bëjmë më të mirën, sepse ndonjëherë nuk je në disponim, nuk është dita jote, por ne do të jemi aty për rritje dhe rezultate pozitive.

Që nga kryesia dhe të gjithë mundohen me bo më të mirën për klubin dhe deri në fund ne i besojmë njëri-tjetri", përfundoi Vavalis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat