De Gea në bisedime me klubin e La Ligës

Futboll

De Gea në bisedime me klubin e La Ligës

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 18:57
De Gea

Pesë muaj pas largimit nga Manchester Unitedi, David de Gea është ende i lirë të nënshkruajë me çdo ekip, me një rikthim në Spanjë tani një mundësi e veçantë.

Sipas raportimeve, De Gea është i etur të kthehet në Spanjë pasi ka kaluar gati 13 vjet në Angli. 

Gazeta spanjolle “ED” shkruan se Real Betis dhe De Gea kanë filluar negociatat paraprake, me të dyja palët të prirura për të bërë një marrëveshje të funksionojë. 

Los Verdiblancos po kërkojnë të kompletojnë nënshkrimin pasi numri një i tyre aktual, Rui Silva, po lidhet me një largim nga klubi këtë dimër, dhe ata kanë vetëm një 40-vjeçar Claudio Bravon si zëvendësues.

Gazeta spanjolle përmend se klubi do të përdorë “Formulën Isco” për De Gean, e cila është një marrëveshje afatshkurtër me kushte të reduktuara që synon të jetë e dobishme për të dyja palët. 

Megjithatë, portieri 33-vjeçar, i cili më parë ishte lojtari më i paguar te Unitedi, do të sillet vetëm nëse mblidhen fonde të mjaftueshme nga klubi me bazë në Sevilje.

Drejtori i Përgjithshëm i Betisit, Ramon Alarcon, ka pranuar se skuadra ka tejkaluar kufirin e pagave, me Silvan që ka të ngjarë të hapë rrugën në atë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat