Baloteli kritikon tifozët

Futboll

Baloteli kritikon tifozët

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 19:17
Balotelit e Donarumma

Mario Balotelit nuk i ka pëlqyer ajo që ka parë në “San Siro” në ndeshjen ndaj PSG-së. Jo rezultati, por protesta e tifozëve të Milanit ndaj Xhanluixhi Donarumës ka qenë diçka që ai nuk e ka përtypur dot dhe i ka dalë në mbrojtje ish-shokut të skuadrës, duke theksuar se tifozët nuk e dinin të vërtetën rreth tij, që ishte plotësisht ndryshe.

“Atmosfera ishte e bukur, të shkosh të shohësh Milanin është gjithmonë e bukur. Pastaj në Champions ndjehet gjithçka më shumë. Unë e përjetova si tifoz, por me mendje isha në fushë, ndaj dëshiroja që të fitonte Milani, por e përjetova si një ndeshje normale.

Më erdhi keq për Xhixhon, nuk dihen gjërat që i kanë ndodhur më të vërtetë, milanistët nuk mund ta kuptojnë, por më vjen keq se nuk e meriton të trajtohet kështu. Si futbollist që është, nuk mund të thotë atë që ka ndodhur në të vërtetë.

Por unë mendoj se nëse do të mundej, do të kishte qëndruar te Milani. Unë e di atë që ka ndodhur, ai nuk ka asnjë faj dhe nuk është e lehtë të reagosh si ai.

Për atë që dinë tifozët, është normale të reagojnë ashtu, por Xhixho nuk i është përgjigjur askujt dhe nuk ka bërë asgjë.

Ai apo Menja? Menja është gjithmonë i vëmendshëm, do të luajë gjithmonë shpejt. Nga kjo pikëpamje është unik.

Por unë jam i lidhur ngushtë me Xhixhon, kam luajtur me të dhe e njoh, ndaj nëse më duhet të zgjedh, marr pa dyshim Donarumën.

Shpresoj që të çojë Italinë në Europian dhe t’u tregojë edhe një herë atyre që e tallin se është shumë i fortë”, tha Baloteli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat