Prishtina gati për Lirinë! Kryeziu: Nga Prizreni mund të rikthehemi me fitore 

Futboll

Prishtina gati për Lirinë! Kryeziu: Nga Prizreni mund të rikthehemi me fitore 

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 22:48
Leotrim Kryeziu

Futbollisti i Prishtinës, Leotrim Kryeziu, është gati për sfidën me Lirinë në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Ndeshje luhet nesër në orën 13.00 në kuadër të javës së 14-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Prishtina synon të kthehet me pikë të plota.

Liria po kalon nëpër krizë të rezultateve. 

"Me Llapin patëm paraqitje të mirë, megjithëse me dy pjesë me fytyra të ndryshme, në të parën mund ta kryenim ndeshjes, ndërsa në të dytën ishim pafat duke filluar nga kartoni i kuq.

Duke parë këtë ndeshje, punën që kemi bërë gjatë javës dhe mësimin që duhet nxjerrë me Llapin, sidomos nga pjesa e parë me rastet krijuara, atëherë kam besimin e plotë që nga Prizreni mund të rikthehemi me fitore. 

E vërtetë, ka pasur ndryshim pozicioni në rolin tim në fushë, megjithëse pozita ime natyrale është qendra e sulmit, kam luajtur në krah dhe realisht kjo pozitë e re po më pëlqen shumë. Nuk jam futbollist që nuk pranoj sfida dhe ku do të më kërkohet, aty do të sakrifikohem për ekip", tha Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat