Shkëndija kundër Tikveshit, Struga sfidon Brerën në Strumicë

Futboll

Shkëndija kundër Tikveshit, Struga sfidon Brerën në Strumicë

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 11:38
Pamje nga një ndeshje

Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë, do të rikthehet në fundjavë me takimet e javës së 14-të, ku 4 prej tyre zhvillohen të shtunën, ndërsa dy të tjerat gjatë ditës së diel.

Në Shkup, Vardari do të sfidojë Voska Sportin, ndërsa në Strumicë, Brera takohet me Struga Trim Lum. Ndërkohë Shkëndija dhe Gostivari, në terrenin vendas, do të sfidojnë Tikveshin, respektivisht Bregallnicën.

Të dielën, Makedonija Gjorçe Petrovi takohet me Rabotniçkin, ndërsa Sileski mirëpret FC Shkupin.

Të gjitha ndeshjet nisin në orën 13.00.

Liga e parë – java e 14

Vardari – Voska Sport

Brera Strumica – Struga Trim Lum

Shkëndija – Tikveshi

Gostivari – Bregallnica

Makedonija Gj.P. – Rabotniçki

Sileksi – FC Shkupi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat