Skuadra shqiptare ndeshet me Vardarin në Shkup: Iseni optimist

Futboll

Skuadra shqiptare ndeshet me Vardarin në Shkup: Iseni optimist

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 11:47
Besar Iseni

Skuadra shqiptare, Voska Sport nga Ohri, sot (13.00) kërkon pikë në stadiumin “Boris Trajkovski” në Shkup.

Voska do të përballet me Vardarin e Shkupit në kuadër të javës së 14-të të elitës së futbollit maqedonas.

Futbollisti Besar Iseni tha se është ndeshje e vështirë. 

“Ndeshje e vështirë në Shkup kundër Vardarit. Këtë e dimë që të gjithë në skuadër, megjithatë falë rezultateve të fundit pozitive, ku tashmë një muaj nuk dimë për disfatë, besoj se mund t’ia dalim edhe të shtunën. 

Atmosfera në skuadër është në nivel shumë të lartë, sidomos pas kualifikimit në gjysmëfinale, ku i parapriu edhe një tjetër super ndeshje, ajo ndaj Struga Trim Lum, të cilën skuadër e eliminuam në çerekfinale.

Nëse kemi parasysh gjithë këto ndeshje me skuadra shumë më të mëdha se ne, e ku nuk kemi pësuar asnjë disfatë, atëherë është e rrugës që të besojmë në një rezultat pozitiv edhe ndaj fenerxhiut Vardarit”, tha Iseni.

Dikur pjesë e Vardarit…

“Është e vërtetë se kam luajtur një periudhë te Vardari, megjithatë periudha në të cilën unë isha pjesë e tyre dhe periudha e tanishme, kanë shumë dallime. Atëherë Vardari luftonte për trofe, derisa tash për mbijetesë.

Mirëpo kjo nuk do të thotë se neve e nënvlerësojmë këtë skuadër, përkundrazi kemi shumë respekt, mirëpo fitorja në këtë ndeshje do të ishte ajo që do na bënte më të mirë se ata, ashtu siç edhe realisht kemi qenë këto dy vitet e fundit, përfshirë këtu edhe ndeshjet në Ligën e Dytë”., ka përfunduar Iseni.

Ndeshja luhet në orën 13.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat