Alcantara do të largohet falas nga Liverpooli

Futboll

Alcantara do të largohet falas nga Liverpooli

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 11:55
Alcantara

Thiago Alcantara, mesfushori i Liverpool-it, ka një kontratë prej 12 milionë eurosh në sezon, e vlefshme deri në vitin 2024, me klubin nga “Anfield” që nuk ka ndërmend t’ia rinovojë. Prandaj është një emër që mund të jetë i mirë për disa nga klubet e mëdhenj të Europës në merkaton e verës, për t’u përforcuar me spanjollin.

Sipas asaj që raportohet nga “Daily Mail”, edhe Interi është interesuar për të, duke i ofruar një kontratë 2-vjeçare me pagë shumë më të ulët se sa merr te “Reds”.

Mesfushori spanjoll aktualisht është në “infermieri” për shkak të një dëmtimi në kofshë, i cili do ta lejojë atë të kthehet vetëm në janar, por shumë e pëlqejnë. Në fakt, Juventusi është gjithashtu në gjurmët e tij.

Klubi bardhezi mund të vendosë të nisë një sfidë ndaj zikaltërve për ta marrë lojtarin iberik falas gjatë verës. Ky “ankand” ka gjasa të përfshijë edhe Barcelonën, pa harruar disa klubeve në Arabinë Saudite dhe MLS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat