Zhang telefonon Inzaghin

Futboll

Zhang telefonon Inzaghin

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 11:56
Zhang

Steven Zhang karikon Interin. Presidenti zikaltër dëshiron të jetë afër gjithë ambientit. Edhe nëse nuk mundet fizikisht të jetë prezent, është virtualisht.

Numri një i klubit nga “Viale della Liberazione” i dërgoi dje një mesazh urimi Federico Dimarco, i cili mbushi 26 vjeç, ashtu siç uroi kapitenin Lautaro Martinez mbrëmjen e së mërkurës, pas golit ndaj Salzburgut.

Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, mbi të gjitha, megjithatë, ka qenë telefonata me Simone Inzaghi, trajnerin të cilin Zhang e ka cilësuar si “dhuratë”.

Në kontakt me çdo anëtar të klubit, duke filluar nga Marotta dhe Antonello, ai vazhdimisht përsërit se dëshiron yllin e dytë, e thotë edhe në italisht, pavarësisht se ka ende disa vështirësi me gjuhën në fjalë.

Ai do të donte ta festonte yllin e dytë në krye të zikaltërve, por kjo nuk është e dhënë që të mos i kthejë 350 milionë euro “Oaktree” deri më 20 maj. Një gjë është e sigurt, ai nuk dëshiron të heqë dorë nga Interi, të paktën deri në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat