Ronaldo bleu një kompani mediatike që e paditi 11 herë, i shpërbleu menjëherë punonjësit

Futboll

Ronaldo bleu një kompani mediatike që e paditi 11 herë, i shpërbleu menjëherë punonjësit

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 11:58
Cristiano Ronaldo

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo vendosi të bëjë një sipërmarrje të re biznesi duke blerë kompaninë mediatike Cofina Media dhe është interesant fakti se më parë e ka paditur 11 herë.

Sipas informacioneve jozyrtare, Ronaldo ka ndarë 57 milionë euro për blerjen e Cofina Media dhe me lëvizjen e parë që ka bërë ka fituar zemrat e punonjësve.

Përkatësisht, Ronaldo menjëherë vendosi t’i dorëzojë secilit punëtor një çek me vlerë 1250 euro.

“Punonjësit u njoftuan me e-mail për pagesat dhe kjo ishte një shenjë mirënjohjeje që ishin pjesë e kësaj kompanie të madhe”, raportojnë mediat portugeze.

Më parë, gazetarët e kësaj shtëpie mediatike portugeze shpesh “gërmonin” në jetën private të Ronaldos, për këtë arsye ai i paditi ata 11 herë. Në fund, ai vendosi të blinte të gjithë kompaninë dhe të zgjidhte të gjitha problemet.

“I vetmi ndryshim do të jetë emri i kompanisë. Tashmë do të quhet Expressao Livre. Ne jemi të turpëruar nga gjithçka që ndodhi, por askush nuk ka frikë se ai do të humbasë punën”.

“Jemi të vetëdijshëm që e kemi ngacmuar shpesh, por ai e kupton punën tonë. Ata janë veçanërisht të lumtur për gazetarët tanë sportivë”, tha një burim i brendshëm nga Cofina Media. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat