Bergomi, diplomacia e Allegrit

Futboll

Bergomi, diplomacia e Allegrit

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 13:53
Bergomi

Beppe Bergomi u ndal në disa deklarata të bëra së fundi nga Max Allegri në lidhje me Interin. Referenca është për atë që duket i destinuar të jetë një nga duelet më të ndezur për titullin kampion në Serie A, ai mes zikaltërve dhe Juventusit.

Mendimin e vet, ish-mbrojtësi i shquar italian dhe i Interit e ka shprehur drejtpërdrejt në “Sky Sports”: 

“Allegri nuk do të thotë kurrë se po rivalizon Interin dhe e bën me të drejtë. Unë e vendos veten në vendin e tij dhe e kuptoj. Max tha se Interi është ndërtuar prej vitesh për të fituar titullin.

Në fakt, prej katër vitesh ka bërë transferime lojtarësh cilësorë për t’u barazuar ose pasur diçka plus nga të tjerët. Duke thënë këtë, është e vërtetë që Allegri krijon mitin e rivalit të madh për t’u sfiduar nga të tijtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat