Mbappe realizon het-trik në transfertën e Reims, PSG rimerr kreun e Ligue 1

Futboll

Mbappe realizon het-trik në transfertën e Reims, PSG rimerr kreun e Ligue 1

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 19:03
PSG

Paris Saint-Germain triumfon me rezultatin 0-3 në transfertën e Reims dhe rikthehet sërish në krye të renditjes së Ligue 1.

Kylian Mbappe-s i mjaftuan vetëm 3 minuta lojë për të zhbllokuar takimin dhe për të kaluar ekipin e Enriques në avantazh.

Ndërsa në minutën e tetë Ito gjeti rrugën drejt rrjetës, por ai gol i vendasve u anulua për pozicion të parregullt, dukë bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1.

Në minutën e 59’ Mbappe shënoi sërish, duke i dhënë golin e dytë ekipit të tij. Teksa në minutën e 82’ sulmuesi francez shënoi golin e tretë, duke bërë “hat-trick” dhe duke vulosur këtë takim.

Në fund sfida e javës së 12-të të Ligue 1 u mbyll me rezultatin 0-3, me Reims që renditet në vend të katërt me 20 pikë, ndërsa PSG-ja rimerr kreun me 27 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat