Ajeti gjen golin dhe ndihmon CFR Cluj të marr kreun e renditjes

Futboll

Ajeti gjen golin dhe ndihmon CFR Cluj të marr kreun e renditjes

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 20:09
CFR Cluj

CFR Cluj merr një pikë shumë të rëndësishme në “Stadionul Emil Alexandrescu” ndaj Poli Lasi, në sfidën e javës së 16-të të Liga 1 në Rumani, që u mbyll me barazimin 3-3.

Takimi u mbyll me rezultatin 3-3, ndërsa rrugën drejt rrjetës e gjeti edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Arlind Ajeti.

Ajeti shënoi në minutën e 39’, ndërsa sfida ishte me rezultatin 2-1, duke i dhënë barazimin momental ekipit të tij.

Në fund sfida u mbyll me barazimin 3-3, me Poli Lasi që renditet në vend të dhjetë me 18 pikë, teksa CFR Cluj i Arlind Ajetit, pas këtij barazimi kryeson renditjen me 31 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat