Raphael Dwamena, kronologjia e një tragjedie të paralajmëruar

Futboll

Raphael Dwamena, kronologjia e një tragjedie të paralajmëruar

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 22:54
Raphael Dwamena

Raphael Dwamena ishte një talent i vërtetë i futbolli, të cilit pasioni për lojën me top i mori dhe jetën këtë të shtunë në Rrogozhinë, teksa luante përballë Partizanit.

Ganezi kishte pasur një karrierë të pasur në disa klube të njohura europiane, e cila nisi tatëpjetën e saj kur ato mësuan për problemet shëndetësore që ai kishte.

*Në vitin 2017 klubi i tij Zurich ra dakord me ekipin e Premier League, Brighton për transferim në vlerën 11 milionë paund.

*Vizitat mjekësore konfirmuan probleme me zemrën, marrëveshja nuk u realizua dhe Zurich ndërpreu kontratën prej kushteve të papërshtatshme shëndetësore.

*Në vitin 2018 u bë pjesë e Levantes. U huazua te Real Zaragoza, por bashkëpunimi u ndërpre në vitin 2019 prej problemeve në zemër.

*Edhe Levante ndërpreu bashkëpunimin prej gjendjes shëndetësore të sulmuesit nga Gana.

*Dwamena u transferua te Vejle në Danimarkë, por edhe ky klub mbylli kontratën për shkak të komplikacioneve në zemër.

*Në vitin 2021 pësoi kolapsin e dytë në fushë, pasi kishte vendosur aparat në zemër. Luante në Kupën e Austrisë me Blau Veiss Linz, që i ndërpreu kontratën për shkak se e cilësonte rrezik për jetën aktivizimin e lojtarit. Karriera e tij në Austri u mbyll.

*Pas një viti pa futboll, Raphael Dwamena u kthye në fushë.

*Më 29 dhjetor 2022, Egnatia prezantoi sulmuesin, që në më pak se një vit u kthye në yllin e futbollit shqiptar.

*Data 11 nëntor 2023 rezultoi fatale për Raphael Dwamena. Në minutën e 24 të duelit për titull, Egnatia - Partizani, pësoi kolaps në fushë dhe afro një orë pas ngjarjes humbi jetën në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat