Vedat Muriqi thotë së policë izraelitë i kontrolluan në Aeroportin e Prishtinës

Futboll

Vedat Muriqi thotë së policë izraelitë i kontrolluan në Aeroportin e Prishtinës

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 23:02
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi, ka deklaruar se janë kontrolluar nga policë të Izraelit në Aeroportin e Prishtinës.

Muriqi, në një intervistë për Klan Kosova, ka thënë se nuk po ndihen në presion, por sipas tij, nuk po i kuptojnë veprimet e Izraelit.

Këtu ka ardhur të luajë edhe Mali i Zi edhe Rumania, nuk ka pasur probleme. Nuk i kanë pasur policët e vet, po vinë me luajt futboll nuk e di pse po tuten apo për diçka tjetër, besoj nuk është presion për neve”.

Në aeroportin tonë të Kosovës ka pasë policë të Izraelit, që kanë ardhur special të na kontrollojnë. Ne po shkojmë për sport jo të luftojmë”, ka thënë Muriqi.

Edhe gjatë konferencës për shtyp rreth stadiumit kishte policë izraelitë, që kontrolluan stadiumin dhe gjithçka rreth tij.

Përndryshe, Kosova dhe Izraeli do të ballafaqohen nesër në “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat