Inter pret në San Siro Frosinonen

Futboll

Inter pret në San Siro Frosinonen

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 11:48
Stefano Turati

Në kuadër të javës së 12 në Serie A, Inter pret në San Siro, Frosinonen.

Për zikaltërit hapat fals janë të ndaluar duke qenë se për momentin në krye të renditjes është Juventus.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi përballet me një skuadër e cila vjen në një moment të mirë pas dy fitoresh radhazi, ndërsa trajneri Eusebio Di Francesco i gëzohet edhe një organike cilësore ku spikat edhe dyshja shqiptare Marvin Çuni e Arijon Ibrahimovic.

Por, më speciale do të jetë sfida për portierin e Frosinones, Stefano Turati.

Ky i fundit është një tifoz i vjetër i Interit, madje më datë 24 maj në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Fiorentinës, sezonin e shkuar, 22-vjeçari ishte duke e ndjekur ndeshjen nga sektori i ultrasve zikaltër.

Nga tribuna në fushë, këtë herë detyra e shtrëngon gardianin që të paktën për një mbrëmje të jetë kundër skuadrës së zemrës ndërsa te Frosinone duke e njohur mirë Turatin, do të shpresojnë që të mos i “dridhen duart” në momentet vendimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat