Allegri: Top-katërshja objektiv i yni, sfida me Interi do të jetë e bukur

Futboll

Allegri: Top-katërshja objektiv i yni, sfida me Interi do të jetë e bukur

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 12:37
Massimiliano Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se është i kënaqur me fitoren kundër Cagilarit, por ai kritikoi skuadrën për golin e pësuar nga ana e kundërshtarit.

Juve mundi Cagilarin (2-1), dje në kuadër të Serie A.

“Mund të ishim mbrojtur më mirë, por ishte e pamundshme të mendonim të mos pranonim gol.

Fatmirësisht kjo ndodhi në një ndeshje në të cilën ne shënuam dy gola dhe fituam ndeshjen”, ka thënë Allegri.

Torinezët tashmë gjenden në krye të tabelës me 29 pikë, një më shumë së Interi, kjo e fundit ka një ndeshje me pak të luajtur.

Megjithatë, Allegri thotë se objektiv i skuadrës së tij është që të përfundojë sezonin në mesin e katër skuadrave më të mira.

“Objektivi ynë është të mbetemi në mesin e katër më të mirëve”, ka theksuar ai.

Allegri ka folur edhe për derbin e madh kundër Interit. Sipas tij, sfida me skuadrën “Nerazzure” do të jetë e bukur.

“Ndeshja kundër Interit do të jetë e bukur. Të luash këso ndeshje është kënaqësi e madhe”, ka përfunduar Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat