Tjetër vlerësim për sulmuesin e Interit

Futboll

Tjetër vlerësim për sulmuesin e Interit

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 13:59
Lautaro

Lautaro Martinez është zgjedhur lojtari më i mirë i Serisë A për muajin tetor. “Demi” do të marrë çmimin “Lojtari i Muajit” përpara ndeshjes Inter-Frozinone që do të zhvillohet sonte në 20:45.

“Fillimi i sezonit të Lautaro Martinezit ishte thjesht mbresëlënës”, deklaroi Luixhi de Siervo, administratori i deleguar i Serisë A duke vazhduar:

“Argjentinasi tani është një udhëheqës absolut, me numra të jashtëzakonshëm dhe një lidership të konfirmuar nga shiriti i kapitenit të Interit.

6 gola në 4 ndeshje, disa me teknikë të shkëlqyer, të shënuar në muajin tetor, i çuan zikaltrit në vendin e parë dhe e bënë Lautaron golashënuesin aktual më të mirë të kampionatit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat