Etrit Berisha trim i ndeshjes, Empoli shtang Napolin në “Diego Armando Maradona”

Futboll

Etrit Berisha trim i ndeshjes, Empoli shtang Napolin në “Diego Armando Maradona”

Nga: K. Goca Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 14:29
Pamje nga ndeshja

Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, është trim i ndeshjes. 

Empoli ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Napolit të Amir Rrahmanit.

Sulmuesit e Napolit nuk ia dolën të mposhtin Berishën e disponuar, që sot është më i merituari për tre pikët e Empolit në “Diego Armando Maradona”. 

Në minutën e 90+1, Viktor Kovalenko brenda 16-shit, nga rreth 13-14 metra me goditje të bukur ka shënuar supergol në këndin e djathtë të epërm, ku topi preku shtyllën dhe përfundoi në rrjetë.

Ardian Ismajli dhe Berisha u paraqitën standardë për Empolin dhe Rrahmani për Empolin.

Napoli renditet në vend të katërt me 21 pikë e Empoli është në të 17-tin me 10 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat