Xhaka standard, Leverkusen nuk ndalet

Futboll

Xhaka standard, Leverkusen nuk ndalet

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 18:14
Leverkusen

Bayer Leverkusen regjistroi fitoren e shtatë radhazi në kampionat, ndërsa ky ishte suksesi i 12-të në të gjitha kompeticionet.

“Aspirinat” triumfuan 4-0 ndaj Union Berlin në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Bundesliga-s, në një sfidë ku skuadra e Xabi Alonso-s dominoi gjithçka.

Pjesa e parë u mbyll me golin e Grimaldo-s që shënoi në minutën e 23-të, ndërsa në pjesën e dytë vendasit festuan dhe tri herë të tjera.

Në minutën e 57-të, Kossounoi dyfishoi, ndërsa Tah çoi rezultatin në 3-0 në minutën e 73-të.

Granit Xhaka u paraqit standard për Leverkusenin. 

Shtatë minuta nga fundi kohës së rregullt, Tella realizoi edhe golin e katërt.

Bayer Leverkusen tani konfirmohet dhe kryeson kampionatin me 31 pikë, dy më shumë se vendi i dytë, Bayern Munchen, ndërsa Union Berlin mbetet me 6 pikë dhe prek vendin e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat