Arsimi fitoi derbin shqiptar në Kumanovë, Besa festoi në Ohër

Futboll

Arsimi fitoi derbin shqiptar në Kumanovë, Besa festoi në Ohër

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 19:26
Arsimi

Liderja Besa festoi në vizitën ndaj Ohrid me rezultat 1-3 dhe u përforcua në krye të tabelës në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut.

Për mysafirët në këtë ndeshje shënuan Alexander Borha Cordoba, Xhemail Esati dhe Lavdrim Skenderi. Husein Demiri shënoi për mikpritësin.

Arsimi ishte i suksesshëm te Bashkimi i Kumanovës dhe fitoi 1-2, me golat e Besart Rexhepit dhe Xhezair Avdulit.

Pelister gjithashtu ka shënuar një fitore të rëndësishme si mysafir ndaj Teteks-it me rezultat 0-1 me golin e Stefan Kostovit.

Pobeda e mposhti Skopjen me rezultat 1-0, me golin e Filip Dimoskit në minutën e 37-të të ndeshjes.

Belasica ka festuar ndaj Karaormanit me 2-1. Golashënues për vendasit ishin Aleksandar Milushev dhe Hristian Bejkov, ndërsa për struganët Murat Adili.

Detonit Plaçkovica e mposhti Sasën në Makedonska Kamenica me 1-3. Stefan Babunski, Suheib Rushiti dhe Vildan Kerim shënuan për nikoqirët, ndërsa Sasa shënoi një gol të nderuar falë autogolit të Ilaz Çilaafit.

Novaci e mposhti Kozhufin në shtëpi me rezultat 1-0 me golin e Blagoj Stojçevit në minutën e 63-të.

Osogovo dhe Vardar Negotino barazuan 2-2. Dy gola për Osogovën shënoi Tose Manov, ndërsa për Vardarin e Negotinës Darko Alexovski dhe Niki Zumrovski.

Java e 12-të, rezultatet:

Ohrid – Besa 1-3
Teteksi – Pelisteri 0-1
Bashkimi – Arsimi 1-2
Pobeda – Skopje 1-0
Osogova – Vardar 2-2
Bellasica – Karaormani 1-0
Novaci – Kozhufi 1-0
Kamenica Sasa – Detonit Pllaçkovica 1-3

TABELA: 1.Besa 31 pikë, 2. Detonit Plaçkovica 26, 3.Pelisteri 24, 4.Ohri 20, 5.Bellasica 20, 6.Kozhufi 17, 7. Teteksi 17. 8.Bashkimi 17, 9.Arsimi 16, 10.Novaci 16, 11. Pobeda 15, 12.Skopje 12, 13.Vardari 12, 14. Osogova 11, 15.Karaormani 10, 16.Kamenica Sasa 7 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat