Shqiptari fiton penallti, rrebesh gola në derbin e madh anglez, 4:4

Futboll

Shqiptari fiton penallti, rrebesh gola në derbin e madh anglez, 4:4

Nga: K. Goca Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 19:34
Pamje nga ndeshja

Ballafaqimi mes Chelseat dhe Manchester Cityt u karakterizua me lojë të hapur dhe me përfundim dramatik, me rezultat 4:4.

Një derbi që do të mbahet mend gjatë për nga kthesa në rezultat dhe rrebesh gola.

Kthesa në rezultat, 0:1, 2:1, 2:3,3:3, 3:4 e 4:4.

Pavarësisht kohës me shi, të dy ekipet dhuruan spektakël.

Kampioni në fuqi, Manchester City, nuk doli me pikë të plota nga stadiumi “Stamford Bridge” në Londër.

Në minutën e 90+3, reprezentuesi i Shqipërisë, Armando Broja, pengohet në mënyrë të palejueshme në 16-sh duke fituar penallti për Chelsean. 

Palmer shënoi nga penalltia për 4:4.

Broja është aktivizuar në minutën e 89-të por dha fryt të Chelseat.

Për Chelsean shënuan Silva (29'), Sterling (37'), Jackson (67'), Palmer (90+5’ – nga penalltia) dhe për Cityn realizuan Haaalnd (25'-nga penalltia e 67'), Akanji (45+1') e Rodri (86’). 

Pas javës së 12-të në Premier League në futboll, Manchester City kryeson me 28 pikë, pasojnë Liveropooli 27, Arsenali 27, Tottenhami 26, Aston Villa 25, Manchester Utd 21 pikë etj.

Chelsea renditet në vend të 10-të me 16 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat