Aliti: Urime të rinjve, ishin fantastikë!

Futboll

Aliti: Urime të rinjve, ishin fantastikë!

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 23:08
Aliti - majtas

Fidan Aliti komplimentoi lojtarët e rinj të Kosovës në prononcimin për emisionin “Dardanët” në SuperSport 3 pas fitores 1-0 kundër Izraelit. Ku ndër të tjera theksoi:

“I takon një urim dhe kompliment djemve të rinj. Respekte, kanë bërë një punë fantastike.

Mbrojtja? M’u desh t’i dirigjoja si më i vjetër. Djem fantastik, kanë dëgjuar dhe kanë bërë një ndeshje fantastike.

Terreni? Jo vetëm për ne i vështirë, edhe për ata. Patëm Vedatin, i cili është shumë i fortë, aty e bazuam lojën dhe shënuam. Në këtë terren shihet karakteri i ekipit.

Izraelit iu desh të rrezikonte, e dinim. Nëse luajmë me dëshirë dhe zemër, nëse jep maksimumin del mirë. Kudo që të aktivizon trajneri.

Zvicra? Ndeshje speciale për mua, jam lindur dhe rritur atje. Do të jetë gjithë familja ime atje. Shkojmë atje për të fituar. Shpresoj të vazhdojmë këtë rrugëtim që nisëm sot”, u shpreh mbrojtësi dardan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat