Futbollisti i Izraelit çudit me deklaratë për fushën në Prishtinë

Futboll

Futbollisti i Izraelit çudit me deklaratë për fushën në Prishtinë

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 00:10
Pamje nga ndeshja

Kosova triumfoi me rezultatin 1:0 ndaj Izraelit, në një terren tejet të rënduar në “Fadil Vokrri”, për të cilin u ankua edhe trajneri i “dardanëve” Primoz Gliha.

Futbollisti i Izraelit, Eran Zahavi, ka befasuar me deklaratë për fushën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Ishte më shumë stallë derrash se fushë futbolli.

E kemi ditur se nuk do të jetë lehtë në secilën situatë dhe nuk morëm pikë sonte.

Do të japim çdso gjë në ndeshjet me Zvicrën dhe Rumaninë.

Gjasat nuk kanë ndryshuar aq shumë. Por natyrisht do të ishte më mirë sikur të fitonim”, ka thënë Zahavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat