​Ballkani përballet sot me Dukagjinin

Futboll

​Ballkani përballet sot me Dukagjinin

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Ndeshja e xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, ajo ndërmjet Ballkani dhe Dukagjinit, e shtyrë javën e kaluar për shkak të angazhimit të Ballkanit në Ligën e Konferencës, do të zhvillohet sot nga ora 13:00.

Kampioni në fuqi e pret skuadrën nga Klina në stadiumin e qytetit në Suharekë me objektivin e vetëm për të marr tri pikë të reja për ta shtuar diferencën e pikëve ndaj ndjekësit të parë, Dritës në 12 pikë.

Nga ana tjetër, Dukagjini është rikthyer në rrugën e rezultateve pozitive dhe nuk di për humbje në pesë ndeshjet e fundit, por ka tri barazime dhe dy fitore.

Ballkani është lider i tabelës me 29 pikë, kurse Dukagjini ka 17 pikë në vendin e gjashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat