Reagon Muriqi: Jam krenar me ekipin, ne luftojmë me gjithçka që kemi

Futboll

Reagon Muriqi: Jam krenar me ekipin, ne luftojmë me gjithçka që kemi

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 14:40
Vedat Muriqi

Kosova shënoi fitore ndaj Izraelit me rezultat 1-0, në mbrëmjen e së dielës në kuadër të ciklit kualifikues të Kampionatit Evropian.

Në lidhje me këtë ka reaguar sulmuesi i Dardanëve, Vedat Muriqi, i cili ka thënë se është krenar për ekipin.

Muriqi shtoi se do të përmirësohen ditë pas dite.

“Jam krenar për ekipin dhe atë që kemi bërë mbrëmë! Do të përmirësohemi ditë për ditë! Ne luftojmë me gjithçka që kemi të gjithë dhe dje ishte njësoj, ja kush jam dhe kush jemi! Ne luftojmë!”, ka thënë Muriqi.

Përndryshe, Kosova ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë ndaj Zvicrës në Basel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat