I jepet lamtumira Bobby Charltonit

Futboll

I jepet lamtumira Bobby Charltonit

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 07:31
Pamje nga funerali

Dje, familjarët, miqtë dhe fansat ia dhanë lamtumirën legjnedës së Manchester Unitedit dhe Anglisë, Sir Bobby Charlton, i cili vdiq muajin e kaluar.

Charlton njihet si njëri prej futbollistëve më të mirë anglezë, duke e udhëhequr Anglinë drejt fitore s së parë dhe të vetme të Tre Luanëve në Kupën e Botës më 1966.

Ai po ashtu I kishte fituar tri tituj kampioni të Anglisë ,një FA Cup, një Kupë të Evropës.

Pjesëmarrës në funeral ishin edhe trajneri historik i Djajve të Kuq, Sir Alex Ferguson, si dhe yjet e dikurshme të klubit, Paul Scholes, Michael Carrick, Ole Gunnar-Solskjaer, Peter Schmeichel e të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat