Spursat po i vëzhgojnë dy yjet e Sportingut

Futboll

Spursat po i vëzhgojnë dy yjet e Sportingut

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 09:22
Marcus Edwards dhe Pedro Goncalves.

Përfaqësues të Tottenham Hotspurs kanë qenë të pranishëm të dielën mbrëma në derbin e Lisbonës për t’i përcjellë dy yjet e Sportingut të Lisbonës, Marcus Edwards dhe Pedro Goncalves.

Burime të 90min kanë thënë që edhe vizitorë nga klube të tjera kanë qenë të pranishëm në këtë takim.

Lideri i ligës elitare portugeze e nisi mirë duke kaluar në epërsi 0:1, por një karton i kuq dhe dy gola të pranuar në minutat shtesë të pjesës së dytë prishën natën e mysafirëve Bardh e Gjelbër.

Ata ishin duke e përcjellë Edwardsin i cili kishte qenë lojtar i Londinezëve por që rilindi tek kur erdhi te në Portugali, fillimisht te Vitoria Guimaraes më 2019.

Të Bardhët po ashtu  e kanë përcjellë nga afër kolegun e Edwardsit, Goncalvesin, I cili njashtu po shkëlqen në repartin e mesfushës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat