Problemi i Nagelsmann është mbrojtja

Futboll

Problemi i Nagelsmann është mbrojtja

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 12:19
Julian Nagelsmann

Ardhja e teknikut Julian Nagelsmann, në krye të stolit të Kombëtares së Gjermanisë solli lojën e bukur dhe të shpejtë te “pancerat”, 4 herë fitues së Kupës së Botës, teksa në dy ndeshjet e para nën drejtimin e 36-vjeçarit, arritën të mundin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rezultatin e thellë, 3 me 1, si dhe arriti barazimin 2 me 2 ndaj Meksikës.

Tashmë është radha për miqësoret ndaj Turqisë e Austrisë dhe për teknikun Nagelsmann, të paktën nga çfarë tha ai gjatë konferencës për shtyp, në kuadër të këtyre sfidave, “plaga e vjetër” e Kombëtares mbetet mbrojtja e brishtë, që jo në pak herë “fut ujë”, duke prishur gjithçka çka ndërton reparti ofensiv.

“Kam dy takime që jam në krye të Gjermanisë dhe përtej efekteve pozitive, mungesa e konsistencës në mbroje s’është eliminuar. Pikërisht këtë detaj e shoh jetik. Ne dëshirojmë të blindojmë prapavijën, jo me 4 emra fiks, por më gjerë.

Pra, jo vetëm titullarët t’u përgjigjen në lartësinë e duhur detyrave, ashtu siç duhet të jenë në të njëjtën linjë edhe futbollistët e stolit. Pres reagim konkret që nga duelet e radhës. Ballafaqimi me Turqinë dhe Austrinë do të jenë të dyluftuar, si për natyrën e kundërshtarit, luftarak, sikur edhe në kualitete”,- u shpreh tekniku gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat